AktualitetTë fundit

Morën 48-vjeçarin në automjet dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit. Punohet për kapjen e tyre

Në Durrës, një 48-vjeçar u mor me forcë në një automjet dhe u dhunua nga katër persona.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon intensivisht për kapjen e tyre.

Në kërkim janë shpallur shtetasit Anderson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja.

 

 

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com