AktualitetNATO/BETë fundit

Evropë përvëlohet nga vala e të nxehtit me rekorde temperaturash

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.

Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh

Botës do t’i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën tha se valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive.

“Si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë, më intensive. Është diçka me të cilën duhet të mësohemi të jetojmë”, tha zëdhënësja e OBM-së, Clare Nullis. Edhe Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehti janë rritur pesë herë si pasojë e ndryshimit të klimës.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve

Sipas OBM-së ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreve. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre.

Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se vapa përvëluese përbën edhe rrezik për jetën. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën ta nënvlerësojnë rrezikun prej diellit dhe vapës dhe injorojnë temperaturat e rrezikshme./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com