Rama në krah të Kurtit: Del fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup
Në Shkup mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme është edhe Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos dhe Liderëve të Ballkanit perëndimor.
Në foton familjare, shihet se kryeministri Edi Rama ndodhet pranë komisioneres Kos dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë marrë fondet e para të parafinancimi.
Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.
Fraksion.com

