AktualitetTë fundit

Prishën qetësinë publike në një lokal nate në Ksamil, në hetim administratori

Administratori i një lokali nate në Ksamil është proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi ka prishur qetësinë publike.

Konkretisht siç njoftoi policia “më datë 01.07.2025, rreth orës 00:30, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në rrugën “Alida Hisku”, në një lokal, u konstatua se nga grumbullimi i personave në këtë ambient, shkaktoheshin zhurma të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike”.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia njoftoi se “u procedua penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, administratori i lokalit, shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë”.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjitha zonat turistike, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për banorët dhe pushuesit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com