Gjyqi ndaj Nuredin Dumanit: Gjykata pranon kërkesën për deklarimin e Alibejt, përplasje mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorit në seancë!
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për dhënien e gjashtë procesverbaleve të deklarimit të bashkëpuntorit Erjon Alibej.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i është marrë deklarim shtetasit Erion Alibej (pyetur dhe në datat 14,15,16,17,20.06.2022, si person nën hetim, deklarime të marrë me mjete audio- video, dokumentuar me proces-verbalin përkatës ndaj të cilit, transkriptuar më datë 29 shtator 2022, dokumentuar me proces-verbalin përkatëse, si dhe pyetur më datë 15.12.2022, si person nën hetim, dokumentuar me proces-verbalin ndaj të cilit zhvillohen hetime…).
Të gjitha këto proces-verbale janë bërë shkak i debatit në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorëve, ku njëra palë i kërkon gjykatës të dorëzojë dokumentet, ndërsa prokuroria kërkon që të mos i dorëzojë.
Debati në sallën e gjykatës mes avokates së Altin Ndocit dhe prokurorit Behar Dibra
Avokatja: Është e turpshme që prokurori po pyet në mënyrë të njëanshme që të favorizojë disa e disa jo
Prokurori: E turpshme që ju vini e papërgatitur
Avokatja: Disa herë e kam vënë re këtë prokuror dhe po ja mbledh shkeljet
Prokurori- Ec e bëj kallëzim
Avokatja- Patjetër që po
Gjykata – Ndërhyrje , avokate mos fol. Po të tërheqim vemendjen për shkelje etike
Fraksion.com

