AktualitetBota+Të fundit

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Megjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete SHBA-ja duhet të vazhdojë të llogarisë me sulme kibernetike iraniane.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni nuk e ka shmangur kërcënimin prej sulmeve kibernetike, njoftuan FBI-ja dhe shërbimi sekret NSA. Grupet e hakerave që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose ta paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, thanë të dy agjencitë.

Edhe sipërmarrjet e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje si dhe kompani të tjera amerikane që kanë lidhje me Izraelin mund të jenë gjithashtu edhe më tej në shënjestër.

Njoftimi i shërbimeve sekrete të SHBA-së përmban edhe rekomandime për forcimin e mbrojtjes digjitale, si p.sh. instalimin e rregullt të përditësimeve të softuerëve dhe përdorimin e sistemeve të sigurta për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Pas sulmeve të SHBA-së  ndaj objekteve bërthamore iraniane hakerat sulmuan bankat amerikane, kompanitë e prodhimit të armatimeve dhe të pajisjeve për mbrojtjen, si dhe sipërmarrje të energjisë, por nuk shkaktuan probleme dhe dëme të mëdha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com