AktualitetBota+Të fundit

Vala e të nxehtit në Europë, në Spanjë temperatura 46°C, shtetet marrin masa për të mbrojtur qytetarët

Europa po përballet me një valë të fortë të nxehti, ku Spanja jugore ka shënuar temperaturën rekord prej 46°C në El Granado.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të kuqe për rrezik të lartë në Portugali, Itali dhe Kroaci, ndërsa vendet si Franca, Austria, Hungaria e të tjera janë në alarm portokal

Në Itali dhe Spanjë, janë raportuar raste të shumta të goditjeve nga i nxehti, kryesisht tek të moshuarit dhe personat vulnerabël. Për të ndihmuar qytetarët, qytete si Bologna dhe Roma kanë hapur qendra freskimi dhe pishina falas për të moshuarit.

Ndërkohë, temperaturat e larta pritet të rriten edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar deri në mesjavë. Sipas shkencëtarëve, këto valë të nxehti po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com