Shtyrja e gjyqit për “Partizanin”, Malltezi: Sot ka nisur farsa! Policia nuk njoftoi Berishën sipas afateve
Malltezi u shpreh se janë shkelur procedurat, pasi kreu i PD Sali Berisha nuk u njoftua për seancën të paktën 10 ditë më parë se ajo të mbahej, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, por thirrja për të ka ardhur vetëm ditën e premte.
Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten, sipas Kodit të Procedurës duhet të vijë 10 ditë më parë. Policia ka gënjyer, e ka pasur 2 javë në dorë dhe nuk e kanë sjellë. Do të përballemi me Ramën dhe falangat e tij. Ne kemi zhvilluar pronën tonë pa cënuar të tjerët, jo si Ram që vjedh prona dhe ua fal të tijve”, tha ai.
Fraksion.com

