AktualitetTë fundit

Në kërkim si pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin e tij në Itali pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale në Itali.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh”, njoftoi policia.

Sipas policisë “gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim”.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com