Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri
Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me short.
Së fundmi, gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga pjesëmarrja në gjykimin e kësaj dosjeje, duke e depozituar atë te drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erion Bani, që prej 10 ditësh.

