AktualitetPolitikëTë fundit

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik 2025.

Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë. Sipas prokurorit Arben Kraja, ai nuk është njoftuar zyrtarisht, pasi njoftimi i është dorëzuar Jamarbër Malltezit, i cili kishte marrë përsipër të informonte Berishën, por deklaroi se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Në sallën e gjyqit u paraqitën vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Fatmir Bektashi nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore dhe u përfaqësua vetëm nga avokati. Edhe Andia Pustina mungoi, duke zgjedhur të përfaqësohet nga mbrojtja ligjore.
Gjyqtarja Ulliri bëri relatimin e akuzave të të pandehurve.

Elsa Ulliri: Zoti Malltezi e keni njoftuar të pandehurin Berisha në lidhje me seancën e sotme?

Jamarbër Malltezi: Nuk e kam njoftuar.

Në një shkresë policia bëri me dije se ia ka dorëzuar fletëthirrjen zotit Berisha dhe se ai është në dijeni për seancën e sotme.

Në seancë mungon i akuzuari  Fatmir Bektashi për arsye shëndetësore.

Andia Pustina nuk është e pranishme në sallën e gjyqit dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati i saj Klodian Skënderi.

Nga ana tjetër, njëri nga avokatët e ish kryeministrit Berisha, Klodiana Gjyzari deklaroi: Koha ka qenë e shkurtër dhe ne nuk kemi dijeni nëse zoti Berisha është njoftuar për seancën e sotme.

Prokurori Arben Kraja: I pandehuri Sali Berisha nuk është njoftuar për seancën e sotme, po ashtu shoqëria Homeplan shpk konstatojmë se nuk ka avokat në sallë.

SPAK kërkoi që seanca të shtyhet dhe të caktohet një datë tjetër.

GjykataTë konsiderohet e pranishme Andia Pustina dhe të mbrohet nga avokatja Klodiana Gjyzari. Gjykata legjitimon avokatët e të pandehurve. Seanca do shtyhet për në një datë tjetër.

Seanca e ardhshme, datë 21 korrik ora 10:30.

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën detyrim paraqitje, kurse dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com