“Përplasja”, Farage pranon sfidën e Ramës për emigrantët: Do të sigurohemi që të mbajë fjalën
Deputeti britanik Nigel Farage pranon sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Politikanit britanik Nigel Farage, sulmoi ashpër Shqipërinë dhe kreun e qeverisë shqiptare. Farage deklaroi se: “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’.”
Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Në një reagim të menjëhershëm dhe plot ironi, Edi Rama u shpreh:
“Oooopsss… vetë z. @Nigel_Farage më ka sfiduar për faktet! Çfarë nderi, për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, që vij nga një “vend i vogël”), të tërheq vëmendjen mjeshtri i pakrahasueshëm i politikës britanike të titujve bombastikë“, tha Rama.
Rama thekson se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Duke iu referuar të dhënave, Rama sqaron se, edhe nëse do të supozohej se çdo shqiptar i burgosur është realisht fajtor (ndonëse shumë ndodhen në burgje për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë britanike – madje mund të jetë më e ulët.
Kryeministri shqiptar i bën Farage-it një sfidë publike me dy rrugë:
“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama duke folur për britanike the guardian kishte kritikuar përpjekjen anlgeze për të gjetur një vend e për të hedhur emigrantët, ndërkohë që më herët Rama refuzoi kërkesën e disatë të kryeministrit anglez starmer, më herët edhe të rishi Sunak për të hapur kampe refugjatë në shqipëri, njësoj si Italia.
Fraksion.com

