AktualitetTë fundit

Sekuestro ndaj banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa.

Në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK.

Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars.

“Vendosëm mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, shoqëria “Partners Law” sh.p.k., dhe shoqëria “Ava Studion” sh.p.k., kundër vendimit nr. 12 (87-2025-84), date 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e GJL.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com