AktualitetKosovaTë fundit

Konstituimi i Kuvendit: Kurti fton krerët e partive parlamentare në funksion të konsensusit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se ka thirrur të gjithë liderët e partive parlamentare në një takim për të gjetur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se takimin e ka thirrur për tditë e shtunë orëa 16:00.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, tha Kurti.

 

Kujtojmë se Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja që mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt, ndërsa ka pasur dhjetëra tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që detyron deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, pra maksimumi deri më 26 korrik.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com