AktualitetRajoniTë fundit

Konkluzionet e BE për Ballkanin Perëndimor

Në përfundim të samitit në Bruksel, liderët evropianë miratuan konkluzionet ku riafirmohet mbështetja e tyre për integrimin e shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe i qëndron përfundimeve të tij të mëparshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e këtyre shteteve për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të këtij rajoni gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.”

Deri në fund të vitit, synohet që të hapen plotësisht të gjithë kapitujt në mënyrë që ato të mbyllen e negociatave teknike në vitin 2027 me objektiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.


Fralsion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com