AktualitetPolitikëTë fundit

“Ty të nxorën kartelet nga Parlamenti”, Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Turp të kesh! Je kampion i grushtit të shtetit! Rrahe krerët e PS në qarqe, burgose Fatos Nanon dhe…

Kreu i PD Sali Berisha thumboi në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin socialist Petro Koçi, duke deklaruar se “kartelet e nxorën nga parlamenti”, pasi Koçi nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re pas zgjedhjeve të 11 majit.  Ai u shpreh se Petro Koçi është i komanduar dhe nuk ka asgjë për të thënë jashtë linjës së partisë.

Ndërkohë Koçi me një retorikë të ashpër i ka kujtuar Berishës ngjarje të 1996, ku përmendi krimet që sipas tij PD ka bërë gjatë zgjedhjeve.

E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.
E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër.
Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh!

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com