AktualitetPolitikëTë fundit

Kërkon zëvendësim të masës “arrest me burg”, Meta i pranishëm në seancën në GJKKO, kundërshton me tone të ashpra pretendimet e prokurorëve

Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta momentalisht po kundërshton me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”.

 

Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

Që nga tetori i vitit të kaluar, meta ndpodhet në qeli, ndërsa përballet me akuzat për pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com