AktualitetTë fundit

Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitë të papritur në Vlorë, mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te projekti i Sazanit

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe familja e tyre.

Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto.

Në sfond perëndimi dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

“Një perëndim dielli i artë dhe një mbrëmje e paharrueshme në… Ishte një nder i vërtetë të mirëprisja Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me familjen e tyre të bukur, në brigjet e Vlorës.

Momente të tilla na frymëzojnë të ndjekim përsosmërinë çdo ditë — përmes autenticitetit, elegancës dhe mikpritjes së përzemërt”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Aldo Mehmeti, kuzhinieri i restorantit ku drekuan Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë, ku edhe shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com