AktualitetTë fundit

“Sterilizimi”, SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar për ish zëvendës ministrinë Shëndetësisë Klodian Rjepaj 10 vjet burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vjet e 8 muaj

Për Marsela Serjanaj është kërkuar 3 vjet 6 muaj, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Sajmir Kadiun është kërkuar 3 vjet 6 muaj që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vjet 4 muaj

Për Arben Gjatën është kërkuar 1 vit 4 muaj, që konvertohet në 3 vjet shërbim Prove

Për Genc Byrazerin është kërkuar 2 vjet shërbim prove

Për Naile Ajazin është kërkuar 1 vit 4 muaj që konvertohet në 2 vjet shërbim prove

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com