Shefja e politikës së jashtme të BE-së thotë se ‘nuk është absolute’ që sulmet amerikane ishin të ligjshme
Shefeja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka sugjeruar se ende nuk është e qartë nëse sulmet amerikane ndaj Iranit ishin të ligjshme.
Ajo thotë se kushdo që përdor forcën “duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas ligjit ndërkombëtar”. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse sulmet amerikane ishin të ligjshme, ajo thotë se “nuk është absolute”.
Kallas thotë se beson që sulmet amerikane ndaj vendeve bërthamore të Iranit e kanë penguar programin e tij. Por ajo thotë se kjo nuk e ka “fshirë” “njohurinë” bërthamore të Iranit – gjë që, thotë ajo, nënvizon nevojën për një zgjidhje diplomatike.
Kallas i thotë BBC-së se Perëndimi ka ende çështje të tjera për të adresuar me Teheranin – duke përfshirë programin e tij të raketave balistike, mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë dhe qytetarët evropianë të ndaluar në Iran.
“Duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha këto çështje”, thotë ajo.
Fraksion.com

