Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet “të ndërmarrin veprime për të siguruar stabilitet në të gjithë botën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në konferencën për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme për të siguruar paqen në të gjithë botën.
I pyetur në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte u tha gazetarëve: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara.”
“Ju jeni 25% e ekonomisë botërore, ju jeni fuqia më e madhe ushtarake në botë,” tha Rutte gjatë konferencës së sotme për shtyp. “Historia ju bën udhëheqës. Historia ju bën ata që duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme.”
Ai tha se “studimet që po bëhen” do të përcaktojnë “se cili ka qenë saktësisht efekti i kësaj”, duke shtuar: “Personalisht jam shumë optimist se kjo i ka dhënë një goditje të madhe Iranit”.
Rutte u pyet gjithashtu se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar. “Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, tha Rutte.
“Dhe pse jo? Sepse nuk duam t’i bëjmë kundërshtarët tanë më të mençur”, tha ai.
Fraksion,com

