AktualitetNATO/BETë fundit

Merz: Vendimet për rritjen e shpenzimeve të NATO-s nuk janë marrë për të kënaqur askënd

Aleatët e NATO-s do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për t’iu kundërvënë kërcënimit që Rusia po paraqet për sigurinë e Evropës, jo për të fituar favorin e askujt, tha të mërkurën kancelari gjerman Friedrich Merz.

“Rusia nuk kërcënon vetëm Ukrainën, Rusia kërcënon paqen dhe rendin politik në të gjithë këtë kontinent,” u tha ai gazetarëve.

“Ne nuk i marrim këto vendime për të kënaqur askënd, por veprojmë nga bindja jonë se NATO si një e tërë, në veçanti pjesa evropiane e NATO-s, duhet të bëjë më shumë në vitet e ardhshme për t’u siguruar që mund të mbrohemi,” shtoi ai, duke aluduar se Trump,  u ka bërë presion aleatëve për të rritur shpenzimet ushtarake.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com