AktualitetBota+Të fundit

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Në Gjermani po rritet shpejt numri i super të pasurve – 3.900 vetë posedojnë tani gati një tretën e të gjithë pasurisë financiare. Vetëm dy vende në botë kanë më shumë super të pasur se Gjermania.

Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve

Në mbarë botën Gjermania me 3.900 super të pasur zë vendin e tretë – pas SHBA-së me (33.000) dhe Kinës me (9.200). Edhe numri i milionerëve në dollarë është rritur në Gjermani: 678.000 vetë posedojnë ndërkohë në Gjermani një pasuri me të paktën një milion dollarë – një rritje me 65.000 krahasuar me një vit më parë.

Oxfam është kritike ndaj këtyre tendencave

Organizata joqeveritare Oxfam e sheh me sy kritik përqendrimin gjithnjë në rritje të pasurisë në vetëm pak posedues. Në raportin e saj në janar 2025 kjo organizatë tërheq vëmendjen, se miliarderet dhe miliarderët gjermanë mesatarisht përfitojnë shumë nga trashëgimia – 71 përqind të pasurisë së tyre ata nuk e kanë arritur vet, por e kanë të trashëguar. Në krahasimin në nivel botëror mesatarja është vetëm 36 përqind pasuri e trashëguar./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com