AktualitetBota+Të fundit

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin për të zhdukur palestinezët.

OKB: Vdekje thuajse të përditshme gjatë kërkimit të ushqimit

Forcat ushtarake izraelite hapin vazhdimisht zjarr ndaj njerëzve që përpiqen të marrnin ushqime, tha Whittall. Përpjekja për të mbijetuar shpesh dënohet me “dënim me vdekje”. Që nga heqja e bllokadës izraelite të furnizimit një muaj më parë, janë vrarë “pothuajse çdo ditë” njerëz që ishin në kërkim të ushqimit. Përfaqësuesi i OKB-së e akuzoi udhëheqjen izraelite për ngritjen e qëllimshme të qendrave të shpërndarjes së ushqimit, të cilat operohen në bashkëpunim me SHBA-në, në zona të militarizuara. Personeli i ngarkuar me mbrojtjen e autokolonave të ndihmave është qëlluar gjithashtu. Viktimat shpesh kanë qenë në vende ku nuk arrinin të depërtonin ambulancat.

Mungesë uji të pijshëm

Gjithashtu nuk ka mjaftueshëm ujë të pijshëm. Nga njëra anë sepse nuk ka karburant për pompat. Dhe nga ana tjetër se disa puse janë të paarritshme për shkak të situatës së rrezikshme. Ujërat e zeza derdhen në rrugë dhe po përhapen sëmundje. Objekteve mjekësore që kanë mbetur pa u shkatërruar u mungojnë gjithashtu mjetet për nevojat më themelore. Popullsia është përqendruar në 17 përqind të territorit të Rripit të Gazës, tha përfaqësuesi i OKB-së./DW

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com