AktualitetPolitikëTë fundit

Joti: Aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për bashkëpunimin ajror rrit sigurinë ajrore

Zv/ministri i Mbrojtjes, Enekelejd Joti prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023”.

Në fjalën e tij, Joti u shpreh se, “Republika e Shqipërisë u bë anëtare me të drejta të plota e Komitetit Këshillues Rajonal për Kërkimin dhe Shpëtimin Ajror (RASARAC) në datën 8 nëntor 2023 në Shkup). Ky Komiteti përbën një mekanizëm teknik rajonal për harmonizimin e procedurave, trajnimin e përbashkët të strukturave të kërkimit, shpëtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve kombëtare në përputhje me rregullat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Joti theksoi se, disa nga përfitimet që kjo marrëveshje sjell në vendin tonë janë siguri më e lartë ajrore.

“Përmes koordinimit të përbashkët rajonal sigurohet përgjigje më e shpejtë dhe më efektive në rast të aksidenteve ajrore duke rritur mundësinë për shpëtimin e jetëve njerëzore. Shkëmbimi i përhershëm informacionit operativ ndemjet qendrave të koordinimit SAR, duke mundësuar ndihmë të ndërsjellët në kohë reale për çdo situatë emergjente. Përfshirje në stërvitje rajonale (full-scale) për trajnime të standardizuar që forcojnë profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona të kërkim shpëtimit. Lehtësimin e hyrjes dhe tranzitimin e ekipeve SAR të vendeve të tjera pa barrierë burokratike gjatë operacioneve në territorin shqiptar apo në ndihmë të vendeve të tjera”, tha Joti.

Zv/ministri theksoi se, “kjo marrëveshje nuk cenon sovranitetin apo juridiksionin e shtetit shqiptar. Operacionet SAR do të kryhen gjithnjë në përputhje të ligjit SAR dhe me autorizimin përkatës të autoriteteve kombëtare”.

Joti tha se, “marrëveshja parasheh që secila palë të përballojë shpenzimet e veta duke shmangur çdo barrë buxhetore të paparashikuar për vendin tonë”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com