IDF do t’i ‘përgjigjet me forcë’ Iranit, thotë shefi i shtabit ushtarak
IDF do t’i ‘përgjigjet me forcë’ Iranit, thotë shefi i shtabit ushtarak
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) gjenerallejtnant Eyal Zamir, thotë se ushtria do të “përgjigjet me forcë” ndaj asaj që e quan “shkelje të rëndë” nga Irani.
“Në dritën e shkeljes së rëndë të armëpushimit të kryer nga regjimi iranian, ne do të përgjigjemi me forcë”, citohet të ketë thënë Eyal Zamir në një postim në X nga IDF.
Siç kemi raportuar, Izraeli tha se kishte zbuluar lëshime raketash nga Irani. Media shtetërore iraniane ka mohuar akuzën se ka qëlluar një raketë drejt Izraelit pas armëpushimit.
Fraksion.com

