BE paralajmëron se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ‘nuk është e mirë për askënd’
Përfaqësuesja e Lartë Evropiane e Bashkimit për Punët e Jashtme, Kaja Kallas ka reaguar ndaj kërcënimit të Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se çdo mbyllje do të ishte e rrezikshme dhe “jo e mirë për askënd”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Kaja Kallas bëri komentet përpara një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel.
Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës ka theksuar gjithashtu se “Gjiri Persik dhe ujërat përreth janë rrugë të rëndësishme tregtare ndërkombëtare”, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të “intensifikojë përpjekjet për të nxitur uljen e tensioneve”.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se parlamenti ka miratuar një masë për të mbyllur ngushticën, megjithëse vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Fraksion.com

