“Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet”, The New York Times: Ai jep urdhra përmes bashkëpunëtorëve të besuar
Çështja kryesore është: të shpëtohet Republika Islamike. Më shumë se për jetën e tij, Ajatollahut i duhet të ruajë vazhdimësinë e regjimit që ai e drejton prej 36 vitesh dhe të cilit ia ka kushtuar jetën.
Por jo vetëm kaq: Ajatollah Khamenei ka emëruar gjithashtu tre figura të larta të klerit si kandidatë për ta pasuar atë në rast se vritet.
“Gjithçka është e kalkuluar dhe pragmatike”. Burimet tregojnë se djali i tij, Mojtaba, i dyti për nga mosha dhe i konsideruar si pasardhës i mundshëm, nuk është mes emrave të përzgjedhur.
Khamenei po merr vendime për të siguruar diktaturën fetare. Në kohë paqeje, udhëheqësi suprem – autoriteti më i lartë fetar dhe politik në vend – zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë fetarë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli çdo tetë vjet.
Sipas Kushtetutës iraniane, udhëheqësi suprem duhet të plotësojë disa kushte të veçanta: të jetë teolog dhe jurist islam (faqih), të jetë i drejtë dhe i devotshëm, të ketë njohuri për kohën në të cilën jeton, të tregojë guxim, iniciativë dhe aftësi drejtuese, dhe të gëzojë njohjen si udhëheqës nga shumica e popullsisë.
Fraksion..com

