AktualitetBota+Të fundit

Israeli foreign minister claims attacks on Iran set back its building of a nuclear bomb by “2 or 3 years”

Izraeli e ka vonuar mundësinë e Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore me “të paktën dy ose tre vjet” pas kryerjes së sulmeve të fundit në vend, ka pohuar në një intervistë Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar.

“Ajo që bëmë deri më tani ishte shumë domethënëse. Unë besoj se, sipas vlerësimit që dëgjojmë, ne e kemi vonuar tashmë për të paktën dy ose tre vjet mundësinë që (Irani) të ketë një bombë bërthamore”, tha Sa’ar në një intervistë me grupin mediatik Axel Springer të publikuar sot.

Fakti që Izraeli ka vrarë një numër zyrtarësh ushtarakë iranianë që nga 13 qershori është “jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Sa’ar, duke vënë në dukje se ai nuk “beson” në diplomacinë me Iranin.

“Unë nuk besoj aq shumë në diplomacinë me Iranin. Të gjitha përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme”, tha ai.

“Ne kemi arritur shumë tashmë, por do të bëjmë çfarëdo që të mundemi. Nuk do të ndalemi derisa të bëjmë gjithçka që mundemi atje për të hequr këtë pkërcënim (nga Irani)”, shtoi Sa’ar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com