“Siguria e rajonit, e lidhur me atë të BE dhe Aleancës”, Spiropali thirrje Iranit nga Asambleja e NATO-s: Ndërprit aktivitetet bërthamore!
Ditën e sotme, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Bruksel.
Ky Samit përkon me 70-vjetorin e krijimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s .
“Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira, përshkallëzimi Iran-Izrael e rëndon më keq situatën. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bën thirrje Iranit të ndërpresë aktivitette bërthamore dhe raketat balistike e të respektojë ligjin ndërkombëtar. Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon vigjilencë edhe në rajonin tonë.
Shqipëria beson se siguria e BP është e pandashme nga ajo e NATO-s dhe BE. Thirrje aleatëve të kenë një angazhim të fuqishëm në rajon”, tha ajo./bw
Fraksion.com

