AktualitetPolitikëTë fundit

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pati sot takim në Paris me homologun francez Sébastien Lecornu, pak javë pas vizitës së tij në Tiranë.

Sipas Vengut, takimi u zhvillua në vijim të bashkëpunimit dypalësh.

“Vijojmë me hapa të shpejtë bashkëpunimin për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe specializimin e personelit tonë”, u shpreh Vengu në rrjetet sociale ku përcolli momente nga pritja.

“Partneriteti strategjik me Francën përbën një garanci të shtuar në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe më posaçërisht në modernizimin e sistemeve tona ajrore”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Paris Air Shoë” (Salon du Bourget).

Ky panair është ngjarja më e rëndësishme për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com