AktualitetTë fundit

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit bashkë me disa të tjerë! Arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Fierit ka arrestuar një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, i cili ishte në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të IEVP Fier. Ngjarja kishte ndodhur më 11 mars 2025, kur gardiani u godit me grushte nga disa persona për shkak të detyrës.

I arrestuari, Marteos Pasho, banues në Patos, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas autoriteteve, ai është një nga autorët e dyshuar që, në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur punonjësin e burgut.

Njoftimi i policisë:

 

Fier

 

I ndaluari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com