“Plumbi i artë”/ Shtyhet procesi ndaj të akuzuarve, shkak mungesa e avokatëve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në datën 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”.
Shkaku i shtyrjes ishte mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, duke lënë pa përfaqësim ligjor disa nga të pandehurit, gjë që pamundësoi vijimin e procesit në përputhje me të drejtat procedurale.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku pritet që procesi të rifillojë me marrjen në pyetje të Alibejt nga ana e mbrojtjes, në prani të plotë të avokatëve.
Fraksion.com

