Rama ndan pamje nga Ujëvara e Kryeziut: “Në freskinë e ujit dhe bukurinë e natyrës
ë zemër të veriut të Shqipërisë, mes maleve dhe gjelbërimit të dendur të Fushë-Arrëzit, fshihet një mrekulli natyrore që po bëhet gjithnjë e më e njohur për vizitorët, Ujëvara e Kryeziut.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga kjo ujëvarë, duke e cilësuar si një prej thesareve natyrore të vendit.
“Në freskinë e ujit dhe bukurinë e natyrës së Ujëvarës së Kryeziut në Fushë-Arrëz”, u shpreh Rama.
Ujëvara e Kryeziut ndodhet në një zonë të thellë të Pukës dhe është kthyer në një pikë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë qetësi, freski dhe kontakt me natyrën e virgjër të veriut të Shqipërisë
Fraksion.com