AktualitetTë fundit

Me makinën e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec që kishte dalë nga burgu për vrasje?

Këtë mëngjes policia e Pogradecit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, ndërsa në mjet iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Por Fabian Muçollari, nuk është një emër i panjohur për policinë, ai është një i ri me precedent kriminal, i dënuar për vrasje dhe që vetëm në 2024 kishte lënë qelinë.

Në vitin 2016 ai ka vrarë një bashkëmoshatar, Fabio Hilën, pas një sherri që nisi për një vajzë, konflikt i filluar në rrjetet sociale.

“Ka qenë Fabio ai që më ka shkruar i pari në Facebook, duke më kërkuar llogari sikur unë i paskam thënë vajzës të mos lidhet me Fabion. Unë në fillim i kërkova të më thoshte kush ja kishte thënë një gjë të tillë. Më pas kemi filluar të shkëmbejmë mesazhe më të shara për njëri-tjetrin.

Pas një bisede që ka zgjatur më shumë se një orë në Faceboook më të shara e kanosje kemi lënë të takohemi në krye të rrugës “Naim Frashëri” në afërsi të një lokali. Shkova në shtëpi dhe mora automatikun të cilin e kisha fshehur në një pusetë pa ujë në afërsi të shtëpisë sime. E mora armën dhe e futa poshtë rrobave sportive dhe u nisa të shkoj tek vendi ku e kishim lënë më Fabion dhe po e kërkoja.

Në një moment Fabio më ka thirrur dhe kur ktheva kokën pashë që kishte një karrige prej hekuri më të cilën më ka goditur në shpatullën e djathtë  duke më shkaktuar hematomë në krahun e djathtë”, ka dëshmuar ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com