Vengu në Francë, merr pjesë në çeljen e “Paris Air Show”
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nisi sot një vizitë në Francë, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga homologu francez, Sébastien Lecornu, me rastin e çeljes së “Paris Air Show” (Salon du Bourget).
Ky panair, që zhvillohet në Paris, është ngjarja për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.
Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.