“Vendet e Ballkanit Perëndimor të rrethuara nga BE”, Presidenti i Eurojust: Të rrisim bashkëpunimin ndërkufitar
Presidenti i Eurojust, Michael Schmid tha sot se “Ballkani Perëndimor është partner shumë i rëndësishëm i Eurojust”.
Në fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë, Schmid tha se “ dhe nuk ka asnjë mënyrë të futesh aty pa kaluar një vend anëtar të BE-së dhe për këtë arsye mendoj se është logjike që ju jeni një nga aleatët kryesorë të BE-së në shumë aspekte. Dhe kur bëhet fjalë për Eurojust kjo lidhet me luftën kundër krimit të organizuar”.
“Ne kërkojmë të përmirësojmë dhe të rrisim në nivel të lartë këtë bashkëpunim. Të gjithë e dimë që grupet e organizuara kalojnë kufijtë edhe ne duhet të luftojmë dhe hetojmë rastet. Mendojmë se projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas për ta bërë këtë. Objektiv kryesor është të rrisim besimin reciprok dhe njohuritë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe mes vendeve të BE-së”, theksoi Schmid.
Schmid u shpreh se “që nga forumi i parë i organizuar nga Mali i Zi ka pasur shumë raste të identifikuara sa i përket mashtrimit online dhe janë arrestuar qindra të dyshuar dhe janë konfiskuar mallra të paligjshëm në numër shumë të lartë”.
“Katër grupet hetimore të përbashkëta nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë marrë me trafikimin e drogës, falsifikimin e parave dhe deri më shumë se 50 çështje janë mbështetur që kanë përfshirë vendin tuaj. Kjo është një punë e shkëlqyer e prokurorëve që ne kemi në Eurojust të pikave të kontaktit si dhe anëtarëve të grupeve të kontaktit shumë prej të cilëve janë këtu sot me ne dhe që dua t’i falënderoj”, nënvizoi Schmid.
Schmid tha se “dje grupi i kontaktit ka realizuar takimin e 14 dhe provoi që ishte një organizëm thelbësor për të mbështetur dhe hetuar çështjet ndërkufitare. Është e rëndësishme që të kemi një dialog të rëndësishëm në nivel strategjik”.
Fraksion.com