“U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, Erjon Alibej tregon pse vendosi të vriste vëllanë e Talo Çelës: Do sinjalizoja policinë…
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej vazhdon të dëshmojë në gjykatën e posaçme.
Dëshmitari i drejtësisë ka treguar për informatorët dhe krimin e radhës, deklaratë qe nuk u prit mirë nga Xhulian Hoxha.
Alibej: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Earamazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.
E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.
(Hoxha reagon nga kafazi: Ku e di ti ku isha unë, o Tomaso Busheta)
Alibej: Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, qe i referohem Skerdi Tasos dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.
U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar./tch
Fraksion.com