Jordania: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit një ‘kërcënim për njerëzit kudo’
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë zgjeruar konfliktet e tij në rajon në një nivel që përbën një kërcënim global, tha Mbreti Abdullah i Jordanisë.
“Me zgjerimin e ofensivës së Izraelit për të përfshirë Iranin, nuk dihet se ku do të përfundojnë kufijtë e këtij fushëbeteje,” tha monarku jordanez në një fjalim në Parlamentin Evropian.
“Dhe ky është një kërcënim për njerëzit kudo. Në fund të fundit, ky konflikt duhet të përfundojë,” shtoi ai.
Fraksion.com