AktualitetPolitikëTë fundit

“Eurojust nyje strategjike”, Altin Dumani në Forumin e Kryeprokurorëve në Tiranë: Lufta kundër krimit na bashkon

Altin Dumani, drejtues i SPAK, në fjalën e tij gjatë Forumit të Kryeprokurorëve të mbajtur në Tiranë, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një betejë që nuk njeh kufij gjeografikë, por kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar.

“Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit,” deklaroi Dumani, duke nënvizuar se grupet dhe organizatat kriminale janë të ndërlidhura dhe për shpërbërjen e tyre kërkohet punë e koordinuar në nivel rajonal. “Duhet më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh.”

“Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rekuperimi i aseteve, si dhe ndarja e informacionit në kohë reale, janë elementë kyç në suksesin tonë,” përfundoi Dumani.

 

Fraksion.com