Ervin Salianji rreth 9 muaj në qeli: Sot në Gjykatën e Fierit seancë pë “lirinë me kusht”
Sot në orën 13:00, në Gjykatën e Fierit do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu.
Salianji kërkon përfitimin nga kjo masë, duke argumentuar se ka ezauruar 2/3 e dënimit, pasi ndodhet në qeli që prej tetorit 2024. Ai është dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, në lidhje me publikimin e një audio-përgjimi në vitin 2018, ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.
Salianji e ka konsideruar çështjen si një proces të montuar politik kundër tij.
Fraksion.com