AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Alex Soros martohet me Huma Abedin, dalin fotot nga ceremonia martesore

Të shtunën, Huma Abedin, stratege politike, autore dhe ndihmësja prej shumë vitesh e Hillary Clinton, u martua me investitorin dhe filantropin Alex Soros në shtëpinë e çiftit në Water Mill, Nju Jork.

Çifti u takua për herë të parë në një festë të organizuar nga miqtë e tyre James dhe Nicky Hilton Rothschild në tetor 2023 dhe nisën lidhjen pak kohë më pas. Në qershor 2024, ata u fejuan pasi Soros i propozoi Abedinit me një unazë me diamant të prerjes “emerald”, e shoqëruar nga dy gurë të hollë anësorë, në apartamentin e tyre në Manhattan.

“Alex e bleu unazën një mëngjes dhe më propozoi po atë mbrëmje në tryezën tonë të ngrënies. Ma dha unazën brenda një qeseje ushqimi, duke thënë se ishte ‘ëmbëlsira’“, i tha Abedin revistës “Vogue”. “Kisha pasur një ditë të lodhshme në punë dhe isha e shpërqendruar sepse të nesërmen do të nisesha për një udhëtim. Ishte një surprizë e plotë dhe shumë e bukur!” Disa javë më vonë, ata udhëtuan në Itali, ku ai i propozoi sërish në ballkonin e dhomës së tyre të hotelit.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe i papritur”, thotë Abedin. “U fejuam pa ndonjë plan konkret për një dasmë. Folëm për organizimin e darkave të vogla në qytete të ndryshme, sepse kemi miq dhe familjarë të afërt në të gjithë botën. Por sapo vendosëm të organizonim një dasmë ose më saktë, kur Hillary dhe Anna na udhëzuan të kishim një dasmë dhe nxorën kalendarët e tyre për të sugjeruar një datë, edhe pse Alex tha që kishte një konferencë në Europë, gjithçka u vendos“.

Pasi vendosën datën, çifti e dinte menjëherë se donin ta zhvillonin ceremoninë në shtëpi.

Për shkak se dasma e madhe nuk kishte qenë pjesë e planeve të tyre fillestare, Abedin e përjetoi gjithë procesin e organizimit me qetësi gjë që, siç thekson ajo, e bëri më argëtuese. “Takimi ynë i parë ishte në shtëpinë e vjehrrës sime, Susan, me Hillary dhe Anna, dhe kur të tria më pyetën çfarë doja, ishte një moment surreal, të kesh njerëz që kujdeseshin aq shumë që kjo ditë të ishte e përsosur për të gjithë miqtë dhe familjarët tanë”, kujton Abedin.

“Jam mjaft e qartë për atë që më pëlqen dhe çfarë jo, ndaj vendimmarrja ishte e lehtë, por kishte shumë vendime për t’u marrë”, shtoi ajo.

 

Fraksion.com