AktualitetBota+Të fundit

Polonia do të evakuojë dhjetëra qytetarë nga Izraeli në ditët në vijim

Polonia planifikon të evakuojë rreth 200 qytetarë të saj nga Izraeli brenda një ose dy ditëve të ardhshme, thotë zëvendësministëri i jashtëm.

“Unë supozoj se do të jemi gati brenda disa dhjetëra orëve të ardhshme dhe evakuimi do të zbatohet vetëm për ata njerëz që kanë ngecur në Izrael si turistë ose me qëndrime afatshkurtra”, tha Henryka Moscicka-Dendys në një konferencë për shtyp.

Ajo thotë se të evakuuarit së pari do të transportohen me rrugë tokësore në Aman të Jordanisë përpara se të fluturojnë për në Varshavë, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore izraelite.

 

Fraksion.com