Izraeli godet Qendrat e Komandës së Gardës Revolucionare në Teheran
Ushtria e Izraelit tha të hënën se goditi qendrat e komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve të jashtme të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Forca ajrore izraelite “goditi qendrat e komandës që i përkisnin Forcës Quds të IRGC dhe ushtrisë iraniane, me udhëzime të sakta nga Drejtoria e Inteligjencës (ushtarake izraelite),” tha një deklaratë e ushtrisë, duke specifikuar se objektivat ndodheshin në kryeqytetin iranian.
Të dielën, ushtria e Izraelit tha se forcat e saj ajrore goditën aeroportin e Mashhadit në verilindje të Iranit, si pjesë e “ofensivës” së saj kundër lokacioneve ushtarake dhe bërthamore të republikës islamike.
“Pak kohë më parë, Forcat Ajrore Izraelite goditën një aeroplan iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor, afërsisht 2,300 kilometra (1,430) larg Izraelit”, duke shtuar se ky ishte “sulmi me rrezen më të gjatë veprimi i kryer që nga fillimi i operacionit” që filloi të premten.
Fraksion.com

