Irani i bën thirrje SHBA-së të dënojë sulmet izraelite nëse negociatat bërthamore do të vazhdojnë
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë se pas anulimit të bisedimeve bërthamore SHBA-Iran të planifikuara për dje, SHBA-të duhet të “dënojnë” sulmet izraelite ndaj Iranit që negociatat të vazhdojnë.
Esmail Baghai i quajti edhe një herë negociatat “të pakuptimta” në situatën aktuale dhe tha se SHBA-të ishin “bashkëpunëtore” në sulme.
Ai tha gjithashtu se nëse parlamenti i Iranit vendos të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT), ai do të jetë “detyrues”.
Irani gjithmonë ka këmbëngulur që programi i tij bërthamor është paqësor, një pretendim që Izraeli e hedh poshtë.
Fraksion.com