Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Zëvendëspresidenten e Policisë Federale Kriminale Gjermane (BKA), Martina Link.
Gjatë takimit, Hoxha bëri me dije se diskutuan për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, një partneritet që ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve”.
“Vlerësova kontributin gjerman në rritjen e kapaciteteve tona dhe theksova vullnetin e ndërsjellë për të çuar më tej bashkëpunimin, me më shumë operacione të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe mbështetje teknike”, thekson Hoxha.
Ministri nënvizoi se “siguria është sfidë e përbashkët dhe partnerët tanë, si Gjermania, janë aleatë të çmuar në këtë angazhim”.
Fraksion.com