AktualitetBota+Të fundit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz: “Teherani po digjet”

Teherani po digjet”, shkroi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në adresën X të shtunën, duke shoqëruar një video që tregonte një zjarr të madh në kryeqytetin iranian.

Më parë, media shtetërore iraniane raportoi se një sulm izraelit kishte në shënjestër një depo nafte në veriperëndim të Teheranit.

Videot nga Teherani tregojnë një zjarr të madh që digjet dhe tym që ngrihet në distancë.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se ministria e naftës tha se situata ishte nën kontroll.

 

Fraksion.co