AktualitetBota+Të fundit

Një i vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur pasi raketa goditi Izraelin qendror

Një person ka vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, thanë shërbimet e emergjencës të Izraelit.

Një numër i madh i paramedikëve u dërguan në vendngjarje, ku gjetën dëme të mëdha dhe një numër njerëzish të bllokuar nën rrënoja.

“Kjo është një skenë e vështirë dhe komplekse dhe ne ende po vazhdojmë të skanojmë dhe të sigurohemi që nuk ka viktima të tjera brenda ndërtesave”, tha Rami Musher, zëvendësdrejtor i shërbimeve të emergjencës të rajonit Ayalon.

Një video nga agjencia e lajmeve Reuters tregoi çatinë e dëmtuar të një shtëpie dhe dhjetëra punonjës shpëtimi dhe personel ushtarak në vendngjarje..

 

Fraksion.com