Shtyhet për të martën seanca për Erion Veliajn, ja cila është arsyeja
Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të martën në orën 11:30.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”
Në këtë seancë ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve.
Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Fraksion.com