Pistorius deklaron në Kiev bashkëpunim të ri me Ukrainën
“Këto sisteme mund të vihen në muajt e ardhshëm në dispozicion”, tha Pistorius në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Zelenskyj. “Sa ka të bëjë me prodhimin, ne do të flasim edhe për prodhimin në Ukrainë si dhe në Gjermani”, tha Zelenskyj gjatë konferencës së shtypit. Po ashtu do të bisedohet edhe “për armët tona me rreze të gjatë veprimi, dronët tanë dhe teknologjinë e raketave ukainase, për dronë si dhe për mundësi të tjera.
Pistorius: Rusia nuk ka interes për zgjidhje paqësore
Ministri i Mbrojtjes Pistorius mbërriti në mëngjesin e së enjtes (12.06.2025) në kryeqytetin e Ukrainës. Me të mbërritur në stacionin e trenit në Kiev, ministri gjerman i Mbrojtjes dënoi intensifikimin e sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat “janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të rrezikshme me një numër të madh kokash shpërthyese dhe sulme me dronë.” “Ky është një sinjal i qartë nga Moska: Nuk ka interes për një zgjidhje paqësore ndërkohë, por po sulmohen me ashpërsi të vazhdueshme e madje gjithnjë e më shumë sektorë civilë në Ukrainë”, vuri në dukje Pistorius. Ai nënvizoi, se udhëtimi i tij në Kiev tregon, që edhe qeveria e re vazhdon të jetë në krah të Ukrainës./DW
Fraksion.com